Flash News

E-TJERA

ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve: Vazhdon rënia e ortekëve në aksin Qafë Thore-Theth

ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve: Vazhdon rënia e

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim pas reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës që përfshinë vendin ditët e fundit.

ARRSH bën me dije se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve, duke sjellë një qetësim të situates.

Sipas saj, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Por në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet, pasi dendësia e dëborës mbi 1 m.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë.

Të fundit