Flash News

E-TJERA

Arsenal armësh në qarkullim, eksperti i sigurisë: I përkasin vitit 1997

Arsenal armësh në qarkullim, eksperti i sigurisë: I përkasin

Armët në Shqipëri duket se po qarkullojnë lirisht. Në Tiranë dje u sekuestrua një sasi armësh e fshehur në garazhdin e një pallati.

I ftuar në studion e Report Tv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregon se armët që qarkullojnë sot në Shqipëri i përkasin vitit 1997 të marra nga depot e ushtrisë. Sipas Softës, armët përdoren për t’u shitur dhe për t’ua dhënë grupeve kriminale.

“Armët përdoren për tu shitur dhe për akte kriminale. Për sa kohë në territorin shqiptar të ketë armë nuk mund të themi që kemi siguri kombëtare dhe publike. Armët janë marrë që nga depot e 97 dhe vazhdojnë të ruhen, kjo është një tregti që ka një kosto, një njeri që kërkon një armë e gjen dhe kjo do të thotë që dhe policia nëse do e gjen. Çarmatimi i popullatës dhe me dy amnisti nuk arriti të mblidheshin armët”, tha Softa.

Të fundit