Flash News

E-TJERA

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike, përgjegjëse për kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike,

InsideStory, realizoi edhe analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin.

Në fletë-analizën tjetër, ajo që bie në sy është niveli i arsenikut inorganik që rezulton 0,266 miligram për kilogramë. Nëse kemi parasysh faktin se pesha e bukës është vetëm 800 gram, atëherë kjo do të thotë se niveli mund të jetë edhe më i lartë. Siç dihet, arseniku inorganik është një lëndë toksike mjaft e rrezikshme nëse gjendet në nivele të larta.

Por, ajo që komplikon edhe më tej situatën është fakti se udhëzuesit zyrtarë dhe manualët në fuqi, nuk kanë përcaktuar një normë mbi nivelin e lejuar te buka. Në këtë pikë, ekspertët mbeten të ndarë.

Mjekët japin alarmin dhe e konsiderojnë problematik këtë rezultat të konstatuar në analizë prej 0,266 miligramë arsenik. Ndërkohë, për kimistët situata nuk mund të përkufizohet aq dramatike…

‘Kujdes pse, sepse arseniku jo për të gjitha sëmundjet ka të njëjtën dozë që rekomandohet, pra unë mora më të voglën dhe kjo është për të evidentuar të gjitha llojet e sëmundjeve por për lezionet e lëkurës, pra kancer lëkure e kështu me radhë kjo dozë është 0,3 për disa të tjera rritet, kur bie puna për të shkaktuar kancer të mushkërive, probleme të zemrës, infertilitetit …’, u shpreh Ilir Alimehmeti, mjek. Inside Story

Të fundit