Flash News

E-TJERA

Arsyetimi ironik i qeverisë: Pezullimi i Ballukut do të pengonte 800 tendera kombëtarë

Arsyetimi ironik i qeverisë: Pezullimi i Ballukut do të pengonte 800

Këshilli i Ministrave dërgoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut me vendim të GJKKO nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në kërkesën e qeverisë, sqarohet se vendimi i GJKKO-së ndërhyn drejtpërdrejt në kompetencat e tre institucioneve të larta të shtetit kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit.

Qeveria kërkon që vendimi të pezullohet vetëm për pjesën që ka të bëjë me detyrën e Ballukut, duke argumentuar se kjo ndikon në interesa të larta shtetërore dhe shoqërore, shkelja e të cilave në fakt i dha Ballukut statusin e pandehur.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.

GJKKO vendosi pezullimin e Ballukut nga detyra dhe ndalimin e saj për të dalë jashtë vendit, pasi ajo është e pandehur për tenderin e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin Lot 4 të Unazës së Madhe. Gjykata arsyetoi se ekzistonte rreziku që Balluku të prishte prova, të intimidonte dëshmitarë ose të kryente vepra të tjera të rënda për shkak të detyrës së saj.

Arsyetimi ironik i qeverisë: Pezullimi i Ballukut do të pengonte 800

Të fundit