Flash News


E-TJERA

Arta Dollani dorëhiqet nga IKTK-ja, postin e merr zëvendësja e saj

Arta Dollani dorëhiqet nga IKTK-ja, postin e merr zëvendësja e

Arta Dollani ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në vendin e saj, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka emëruar zëvendës drejtoreshën e IKTK-së, Rudina Kule deri në momentin e formimit të IKTK-së.

NJOFTIMI

Të nderuar kolegë, ju bëj me dije se pas dorëheqjes së znj. Arta Dollani nga pozicioni i drejtores së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, për vijimin e mëtejshëm të punës, Ministrja Margariti ka emëruar në krye të IKTK, deri në përfundimin e procedurave të konkurimit, znj. Rudina Kule, që mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion dhe drejtuese e ASHA deri në momentin e formimit të IKTK, e cila mund t’ju ndihmojë në komunikimin e mëtejshëm, në mbarëvajtjen e punës suaj.

 

Të fundit