Flash News

E-TJERA

Artan Fuga analizon situatën politike: Nuk do jetë një verë e qetë

Artan Fuga analizon situatën politike: Nuk do jetë një verë

Akademiku Artan Fuga ka analizuar situatën politike në vend, teksa ka theksuar se vera nuk do jetë aspak e qetë.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në Neës24 Fuga thotë se deri në shtator nuk do të ketë evente të rëndësishme politike, por nën dhe luhen tensione, negociata, aleanca e konflikte të mëdha. Për Fugën, Shqipëria është rast unikal në Europë pasi këtu janë mpleksur procese juridike të ndërtimit të sistemit të drejtësisë me marrëdhëniet politike me marrëdhënie ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për tia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force.

Mbledhur gjitha këto faktorë bashkë, edhe sikur të duket që jeta politike do të jetë pak evente politike të rëndësishme, mendoj se nëndhe siç i thonë puristët, nën dhe, luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca, konflikte të mëdha. Duket sikur ariu fle, por ai nuk fle”- tha Fuga.

Të fundit