Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga kritika të forta për konferencën e Akademisë së Shkencave mbi letërsinë shqipe

Akademia e Shkencave organizoi një konferencë ndëruniversitare për letërsitë kombëtare në sistemin universitar.
Mirëpo rofesori i njohur Artan Fuga thekson se Akademikët nuk mund të trajtohen si audienca për të mbushur sallën!
Reagimi i plotë:
Është e disata herë që kërkoj shqyrtimin e kësaj çështjeje në komision dhe në seksion por kërkesat e mia bien në vesh të shurdhër; Ndërkohë kjo është një shkelje për të drejtat e një anëtari të asamblesë.
Unë mendoj se në këtë konferencë veç kolegëve të nderuar, shumë të respektuar nga universiteti i Korçës, duhej bashkëpunuar qysh në organizim edhe me departamentin e letërsisë të Universitetit të Tiranës, njësisë më të madhe universitare, me potencialin më të madh kërkimor në mjedisin universitar në Shqipëri.
(Lidhur me konferencë ndëruniversitare dhe ndërakademike për letërsitë kombëtare në sistemin universitar)
Të nderuar kolegë të komisionit të shkencave ekonomike, juridike, sociale, dhe të seksionit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Më lejoni të reagoj lidhur me këtë konferencë që Akademia e Shkencave organizon me bashkëpunime të tjera, lidhur me “letërsitë kombëtare në sistemin universitar” për të cilën njoftohemi!
Në radhë të parë shpreh të gjithë respektin për autorët e kumtesave, të cilët janë të nderuar nga unë për punën që kanë pranuar të bëjnë dhe për të gjitha kontributet që sjellin. Përtej kësaj, duke lënë mënjanë termin “sistem universitar” që është krejt pa kuptim shkencor, në respekt të objektit të marrë në shqyrtim, po parashtroj sa më poshtë.
Ne si komision dhe seksion i albanologjisë po vazhdojmë të trajtohemi në këtë rast dhe në të tjera si audiencë për të mbushur sallën. Unë, duke njohur intelegjencën tuaj, ju bëj thirrje që si komision t’i japim fund një qëndrimi të tillë, i cili me thënë të drejtën është fyes në optikën time. Po ashtu, si seksion kemi vite pa u mbledhur për çështje substanciale, dhe në funksionet e veta. Në këtë mandat që drejtohet nga zoti G. Hoxha seksioni pothuajse ka terrur të gjitha funksionet që përcakton ligja dhe statuti i Akademisë së Shkencave.
Është e disata herë që kërkoj shqyrtimin e kësaj çështjeje në komision dhe në seksion por kërkesat e mia bien në vesh të shurdhër; Ndërkohë kjo është një shkelje për të drejtat e një anëtari të asamblesë.
E kam fjalën: ku është një platformë për këtë konferencë, ku është dhe kush është komiteti shkencor i konferencës, ku janë abstraktet e kumtesave, kush i ka pranuar kumtesat, etj, etj. Në të gjitha këto kishte nevojë të ndihej dora e komisionit dhe seksionit të shkencave albanologjike, sepse përndryshe sikurse po shihet prej vitesh roli i asamblesë po vjen duke u tharë dhe po bëhet si një asamble dixhitale që funksionon për të regjistruar fakte dhe vendime të kryesisë me emailing, çka është e paligjshme!
E dyta, që ngre është, se programi me sa shoh është krejt deskriptiv dhe i patematizuar. Ne na duhet të ngremë qysh në tematikë një sërë problemesh që has letërsia shqiptare dhe letërsitë e kombeve të tjerë në universitetet shqiptare dhe jo të përsëritet pa fund herë “letërsia”, “letërsia”. E ritheksoj, nuk ndërtohet kështu objekti i kërkimit shkencor të një konference.
Mbaj parasysh një fakt që metodologjikisht nuk ka nevojë të jesh akademik për ta njohur. Letërsia sikurse humanitetet e tjera nuk janë një njësi monolite, e pafragmentizuar. Por, përkundrazi brenda saj, ka rryma, autorë, zhanre, është e përcaktuar në kohë dhe në hapësirë në mënyra të ndryshme, etj. Trajtimi i “letërsisë” si një e tërë, e paspecifikuar, e pa kontekstualizuar, etj.; është një dogmatizëm i tej vjetruar dhe një shkëputje nga objekti konkret real.
Le të mos harrojmë gjithashtu se tematika e konferencës është marrë sikur për trajtimin e letërsisë në universitete, i rëndësishëm është vetëm programi shkollor. Pa mohuar atë aspak, dihet se problemet janë përtej programeve. Letërsia në shkolla varet nga letërsia reale si proces krijues i epokës sonë, nga vendi i letërsisë, dhe i shkencave që e studiojnë në tërësinë e formimit kulturor të kombit, nga cilësia dhe tematika e përkthimeve, nga statusi social i poetit, romancierit, botuesit, etj. Letërsia nuk është një realitet abstrakt që shqyrtohet thjesht si ide që zbret nga qielli, por është një proces krijimi, botimi, shpërndarjeje, etj.
Aq më tepër që shoh se konfondohet objekti i marr në shqyrtim me shkencat që e studiojnë atë. Gjithçka është definuar nga pikëpamja e objektit dhe jo nga pikëpamja e shkencave dhe metodave moderne dhe postmoderne që e studiojnë letërsinë. Shoh një konfuzion total mes objektit dhe shkencave dhe metodave që i përqasen atij. Ndërkaq ve në dukje se “letërsia” nuk mund të shkëputet nga politikat e librit, nga niveli i dijeve dhe njohurive nga shkollat e mesme, çka është e pafalshme që të injorohet.
Titulli i konferencës është për letërsitë kombëtare në universitete, por nuk shoh të trajtohen tematika të mësimit të letërsive të huaja të sotme në shkollat shqiptare. Unë marr kurajën t’ju them se letërsia e huaj aktuale është krejt e munguar, krejtësisht, në programet e shkollave të mesme çfarë i bën universitetet të pengohen në mënyrë absolute për ta trajtuar këtë aspekt në programin mësimor.
Studentët vijnë krejt të padijshëm në vitet e para edhe për letërsinë shqipe në Shqipëri, Kosovë, por edhe për letërsitë e huaja të sotme, duke notuar jo për faj të tyre në një izolim mendor dhe estetik total.
Procesi letrar është me shumë aspekte, mbi të gjitha është një proces social. Kështu ai nuk duhet trajtuar sikurse bëhet si një epifenomen i izoluar nga shoqëria. E them këtë sepse nuk është thjesht fjala për letërsinë në procesin universitar, por për vendin e letërsisë në shoqëri dhe te roli i universiteteve dhe i shkollës në këtë aspekt të kulturës krijuese.
Mos harrojmë gjithashtu se letërsia dhe gjuha shqipe kanë një pengesë serioze për përhapjen e tyre në shqiptarët, diasporë, grupe nacionale, emigracion, etj, në Ballkan dhe në botë. Kush e pengon përhapjen e tyre atje? Ky është një problem që lidhet me identitetin tonë kombëtar, me përpjekjet për ta ruajtur atë dhe nuk është një çështje thjesht kurrikulash. Kjo është një tematikë krejt e munguar në konferencën e parashikuar.
Mbi të gjitha është shkëputur trajtimi i mësimdhënies së letërsisë nga pedagogjia e saj si edhe nga statusi social dhe profesional i mësuesit të letërsisë.
Unë mendoj se në këtë konferencë veç kolegëve të nderuar, shumë të respektuar nga universiteti i Korçës, duhej bashkëpunuar qysh në organizim edhe me departamentin e letërsisë të Universitetit të Tiranës, njësisë më të madhe universitare, me potencialin më të madh kërkimor në mjedisin universitar në Shqipëri.
Duke ngritur këto probleme serioze, unë ripohoj se ka ardhur koha, ka kaluar tashmë prej vitesh, që seksioni dhe komisioni i shkencave albanologjike së pari të identifikohen në specifikat e tyre të veçanta, si edhe të mos trajtohen në këto konferenca si edhe në projekte të tjerë thjesht si audiencë.
Lutem për një qëndrim aktiv dhe konstruktiv nga ana juaj,
Miqësisht, dhe me dëshirën për ta kthyer akademinë e shkencave në rolin e saj të vërtetë,
Artan Fuga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38