Flash News

E-TJERA

Artan Fugës i bllokojnë llogarinë në Facebook, akademiku: Zëri im po censurohet

Artan Fugës i bllokojnë llogarinë në Facebook, akademiku:

Akademiku Artan Fuga ka nxjerr një komunikim për mediat, ku ka njoftuar se prej më shumë se 24 orësh, llogaria e tij në Facebook është bllokuar.

Fuga thotë se ky sulm ndaj tij vjen si një sinjal censurimi për reagimet dhe komunikimet që ai bën në Facebook me qytetarët dhe gazetarët.

Akademiku vë në dukje se kemi të bëjmë me një shpifje që pretendon se llogaria e Fugës përdorej nga tjetërkush që shfrytëzonte emrin e tij. Ai shprehet ndër të tjera se zëri i tij po censurohet.

REAGIMI:

Komunikatë për mediat dhe publikun

Vazhdon prej 24 orësh e bllokuar llogaria Artan Fuga në Facebook.

Sipas njoftimit që më ka bërë META kjo vjen pas një sërë "denoncimesh" nga faqe të tjera se ajo llogari nuk paska qenë timja por pas emrit tim fshihej dikush tjetër, ose një kompani e panjohur.

Kaq qesharake është shpifja mbi të cilën është operuar bllokimi sa do të ishte një rast shëmbëllor për një skeç estrade, nëse nuk do të ishte me pasoja censure nga forca të errta!

Kuptohet se çfarë absurditeti përbën kjo për ata dhjetëra gazetarë që komunikojnë me mua nëpërmjet kësaj faqeje, për ata mijëra qytetarë që e bëjnë këtë gjithashtu, për ata qindëra mijëra vizitorë që kalojnë nga kjo faqe çdo muaj.

Unë i kam bërë të gjitha përçapjet pranë META sado i fyer dhe i censuruar që ndihem jo vetëm nga forcat e errësirës që kanë ndërmarrë këtë sulm, por edhe nga politika që në fillim bllokojnë pastaj verfikojnë.

Faqja rrezikon të mbyllet. Pas kësaj, nëse ndodh kjo për çështje orësh, unë nuk kam ndërmend as të vazhdoj më komunikimin nëpërmjet Facebook, as të mbaj një llogari tjetër.

Pranoj se gjithçka ka një fund. Zëri im në rrjetet sociale censurohet përfundimisht!

Gjithsesi mund të ketë nevojë për një sforco të fundit. Kushdo që është i bindur se ajo faqe është vetëm e Artan Fuga, dhe mendon se ja vlen, le t'i drejtohet kompanisë Meta me këtë dëshmi.

Shpifjeve mund t'u kundërvihen vetëm reagimet e ndershme.

Gjithsesi kultura që në fillim ndëshkon pastaj verifikon, heton, etj., është e trishtët.

Më vjen keq që komunikimi mes nesh ndodhet në fije të perit dhe jo rastësisht.

 

Të fundit