Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha: Dy ish-komisarë në arrati se denoncuan bandat e kapura nga drejtësia e huaj

Artan Hoxha: Dy ish-komisarë në arrati se denoncuan bandat e kapura

Gazetari dhe analisti Artan Hoxha ka dhënë shembuj konkret se si shteti ka zgjedhur të bashkëveprojë  me krimin.

Në një bashkëbisedim për situatën e krimit në vend, ku në takim ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha, Hoxha tha se dy ish-komisarë janë në arrati politike se denoncuan bandat e kapura nga drejtësia belge dhe italiane.

“Nuk kemi të bëjmë me një krim të fuqizuar, kundrejt një shteti të dobët. Kemi të bëjmë me një zgjedhje politike për të bashkëjetuar, bashkëvepruar pozitivisht me këtë lloj krimi. Në momentin që nuk ekziston më kjo zgjedhje shteti rikthehet me shpejtësi në aftësitë e veta për ta luftuar atë.

Shembujt janë të shumtë që ka një linjë politike bashkëveprimi pozitiv me krimin e organizuar.

Dua të kujtoj vetëm 2 komisarët në arrati politike, të cilët denoncuan dy banda, që u kapën nga drejtësia e huaj, belge dhe italiane dhe ata vazhdojnë të jenë në arrati. Ky shtet, kjo politikë kështu i trajton policët të cilët përballen me krimin”, tha Hoxha.
 

Të fundit