Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha: Masivizimi i “shtëpive të barit” në Shqipëri vjen nga rritja e tregut të brendshëm

Artan Hoxha: Masivizimi i “shtëpive të barit” në

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ‘shtëpitë e barit’ janë masivizuar në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC , Hoxha sqaron se kjo eksperiencë erdhi nga shqiptarët që kishin punuar më parë në Angli, teksa shtoi se masivizimi erdhi pasi u rrit kërkesa në tregun e brendshëm.

“Specialiteti i Shqipërisë ka qenë kultivimi i kanabisit në ambient, i famshëm mbeti Lazarati sepse u bë i rëndësishëm se nuk hyhej. Në Shqipëri ka patur kanabis që nga 94-a. Policia e e Shtetit për shkak edhe të kushteve që ka Shqipëria për tu anëtarësuar në BE e rriti monitorimin, e monitoronte nga ajri nga toka, hartuan një strategji kombëtare. Sa më shumë rriteshin kontrollet, aq më e vështirë bëhej kultivimi në ambiente të hapura. Një pjesë e mirë e shqiptarëve që vinin nga Britania e Madhe ishin specializuar për kultivimin e kanabisit në ambientet e mbyllura.

Një pjesë e mirë e atyre atje krijuan probleme pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme, rrezikonin të kapeshin nga policia u depërtuan, dhe ata nuk mund të ktheheshin më në Britani, dhe eksperiencën që morën aty, ata e sollën këtu siç shqiptarët mbjellin sot në ambiente të hapura në Spanjë, sepse e kanë mësuar në Shqipëri dhe shkojnë e mbjellin atje. Çfarë ndodhi? Duke ardhur që andej ne sollëm specialistë të importuar në Shqipëri.

Thashë u bë më masiv sepse duke filluar nga viti 2013-të, dhe filloi të zgjerohej në Shqipëri sepse kanabisi natyror kishte krijuar treg të brendshëm. Deri para dy muajsh një kilogram kanabis në ambientet e mbyllura kushtonte 2100 euro, masivizimi ka bërë që të bjerë çmimi në 1800 euro”, theksoi Hoxha.

 

Të fundit