Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha nxjerr emrat: 4 kriminelët që Dubai nuk pranon t’i ekstradojë në Shqipëri

Artan Hoxha nxjerr emrat: 4 kriminelët që Dubai nuk pranon t’i

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar 4 emrat e personazheve të shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe vende të tjera të BE, të cilët Dubai nuk ka pranuar t’i ekstradojë.

I ftuar në Abc News, Hoxha tha se i pari është Eldi Dizdari i njohur ndryshe si kreu i kartelit shqiptar të drogës. Sipas gazetarit, për ekstradimin e Dizdarit ka tentuar edhe Italia, por ka rezultuar pa sukses.

I dyti në listë është Plarent Dervishaj, i lidhur me disa ngjarje kriminale në Shqipëri. Dervishaj u kap nga policia në Dubai teksa bëhej gati për të udhëtuar drejt Turqisë.

Personi i tretë është Florenc Çapja i akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirajt në Elbasan. Çapja u ndalua dhe u mbajt disa ditë nga policia e Dubait dhe u la i lirë më pas me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Keli i Kombinatit është i katërti i shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe Belgjika. Sërish Dubai nuk ka pranuar ekstradimin e Kelit.

Të fundit