Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha publikon pamjet e jahteve në Sarandë: Furnizohen me karburant me çmim 3-fish më lirë se shqiptarët

Artan Hoxha publikon pamjet e jahteve në Sarandë: Furnizohen me

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e disa jahteve luksoze që ankorohen vazhdimisht në Gjirin e Sarandës.

Sipas Hoxhës, jahtet dhjetëra milionë eurosh vijnë nga thellësia e Egjeut apo portet greke të detit Jon, për t‘u furnizuar me karburantin që e marrin pa taksa në territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lirë se karburanti qe blejnë qytetarët shqiptarë.

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..:

Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!!”, shkruan gazetari.

Të fundit