Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha: Reforma në drejtësi po i shërben neo-diktatorit Rama, SPAK dështoi me krimet zgjedhore

Artan Hoxha: Reforma në drejtësi po i shërben neo-diktatorit

Analisti Artan Hoxha ka shprehur kritika të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore.

Duke folur në Ora News, ai e cilësoi strategjinë e shpallur nga SPAK si një përpjekje pa rezultat konkret, duke e krahasuar me një diell që “shndrin shumë, por ngroh pak”.

“Dhe në fakt e nxori një strategji nga janari, por më kujtoi atë shprehjen “shumë po shndrin ai diell, por pak po ngroh”. Kështu që i gjithë ai angazhimi për të parandaluar krimet zgjedhore përfundoi pastaj në këtë dështim total, ku Dumani ngre duart lart dhe thotë që kallëzimet janë të pashoqëruara me prova.

Mjafton të regjistrojnë çdo konferencë shtypit të Sali Berishës, megjithëse i kanë gati edhe në facebook-un e tij, dhe t’i shikojnë ato, aty ka një mal me prova e fakte për të nisur me dhjetëra procedime penale për krimet zgjedhore. Unë e kam thënë që reforma në drejtësi janë nisma për t’i shërbyer neo-diktatorit Rama”, theksoi ndër të tjera, analisti Artan Hoxha.

Të fundit