Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha rrëfen takimin me Ergys Agasin: Nuk është një gangster i zakonshëm

Artan Hoxha rrëfen takimin me Ergys Agasin: Nuk është një

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer takimin e tij me Ergys Agasin, sot në kërkim nga SPAK pas hetimeve për tenderat e AKSHI-t.

I ftuar në studion e “Opinion”, Hoxha tha se e ka takuar Agasin në stadiumin “Air Albania”, duke e cilësuar një “gangster jo të zakonshëm”.

Gazetari tregoi se Agasi u përzgjodh për të qenë koordinator i kryeministrit me persona të tjerë. Ai shtoi se Agasi është i përfshirë edhe në projekte sportive, përfshirë nismën e shpallur disa vite më parë për binjakëzimin e Manchester City me klubin Dinamo, ku Ergys Agasi rezulton aksioner.

“Mua më ka rastisur e kam takuar në stadium. Është ndryshe nga ajo që jemi mësuar. Nuk është një gangster i zakonshëm. Ka qenë në këtë lojë në 5-6 vitet e fundit. Ka qenë shmë i ri kur është futur dhe ky u bë aq i rëndësishëm për shkak të atributeve që mori. Pra, ky vetë nuk ka pasur as grup përpara nuk ka qenë as ndonjë njeri me mbështetje të madhe. Ky është përzgjedhur për të bërë këtë rol.

E kam shpjeguar që Durrësi ka sjellë në dy dekadata e fundit tre koordinatorë që ka qenë midis botës së mbi tokës dhe botës së nëntokës. Edhe zyra EA Tabacco e ka. Kur luhet te stadiumi Arena Kombëtare dalin reklamat se gazetarët e sportit nuk i njohin. Ergys Agasi është në një projekt të famshëm të para tre viteve që Manchester City do binjakëzohet me Dinamon. Ergys Agasi është aksioner te Dinamo dhe EA Solution është e Agasit. Pra edhe tek futbolli ku ai nuk e ka haberin fare. Unë e kam parë vetëm në një ndeshje në finalen e kupës me Egnatian në Elbasna ka qenë prezent”, deklaroi Hoxha.

Të fundit