Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Në kontenier ka patur 1925 kg kokainë, një pjesë e drogës u hoq

Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Në kontenier ka patur 1925 kg kokainë,

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur të tjera prapaskena lidhur me sasinë e kokainës (119 kg ) së kapur pak ditë më parë në një kontenier me banane në Vaqarr të Tiranës që vinte nga Ekuadori.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha duke analizuar fotografinë e skanerit të konteinerit, tha se në cepin e djathtë të kësaj foto duket vend bosh. Sipas gazetarit, mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.

Sipas gazetarit,  brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.

“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri?

 E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastraj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, -tha Artan Hoxha. 

Të fundit