Flash News

E-TJERA

Artan Tafani dëshmon për herë të parë kundër bandës së Laert Haxhiut

Artan Tafani dëshmon për herë të parë kundër

Për herë të parë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke zbardhur 17 episode kriminale të lidhura me grupin e Laert Haxhiut.

Tafani u arrestua në shtator të vitit 2023 pas një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Pas arrestimit, ai ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke dhënë detaje të rëndësishme për aktivitetin e bandës.

Në këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur tetë persona, të akuzuar për disa vepra penale të kryera në qytete të ndryshme të vendit.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur në GJKKO, Tafani iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke treguar rrugën e tij drejt përfshirjes në botën e krimit.

“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë,” deklaroi ai.

Ai rrëfeu gjithashtu se ishte përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai emigroi me nënën në Greqi.

Dëshmia e TAFANIT konsiderohet kyçe për zbardhjen e aktivitetit të grupit kriminal dhe pritet të pasohet nga përballje me të pandehurit e tjerë në seancat e ardhshme.

Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘Western Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”

Tafani tregoi se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja. Ai përmendi takimet me Lulzim Spahiun, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe ku arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu.

“Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.

 

Të fundit