Flash News

E-TJERA

Arti në zi, COVID-19 i merr jetën regjisorit të njohur Muharrem Fejzo

Arti në zi, COVID-19 i merr jetën regjisorit të njohur Muharrem
Foto Ilustruese/ Regjisori i njohur Muharrem Fejzo

COVID-19 i merr jetën në moshën 87-vjeçare regjisorit të njohur Muharrem Fejzo.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Joe Fejzo përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”,  shkruan Joe.

Kujtojmë se, figura e njohur ka bërë regjinë e disa nga filmave më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, si “Mësonjëtorja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.

Fejzo mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

Regjisori Muharrem Fejzo, pas përfundimit të studimeve në Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën, fillimisht e nisi punen si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”. Një ndër bustet e realizuara të tij ishte ai i “Zonjës Çure”.

Më pas ai u diplomua për aktor dhe më pas si regjisor në 1966 tek Instituti i Lartë të Arteve.

Arti në zi, COVID-19 i merr jetën regjisorit të njohur Muharrem

Të fundit