Flash News

E-TJERA

Arti në zi! Shuhet regjisori Vladimir Prifti

Arti në zi! Shuhet regjisori Vladimir Prifti

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, regjisori i njohur, Vladimir Prifti. Lajmin e ka bërë të ditur aktori Mevlan Shanaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale.

'Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI !Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm  për mes veprës tënde!'

Disa prej filmave të njohur që ka realizuar Vladimir Prifti janë; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Kur hidheshin themelet”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kush vdes në këmbë”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Dasma e Sakos”, etj

Të fundit