Flash News

E-TJERA

Artikulli i “DER SPIEGEL”, gazetarët gjermanë: Rama na telefonoi dhe na kërcënoi

Artikulli i “DER SPIEGEL”, gazetarët gjermanë: Rama na

Pas artikullit të botuar nga DER SPIEGEL me titullin “Lideri shqiptar Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi”, kryeministri ka kontaktuar dhe ka vënë nën presion gazetarët gjermanë.

Këtë e konfirmon gazetari i SPIEGEL, Mathieu von Rohr, i cili në një postim në platformën “X” shkruan se Rama ka kontaktuar gazetarët menjëherë pas artikullit, duke u përpjekur t’i intimidojë.

“Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”, shkruan von Rohr.

Deklaratën e Von Rohr e mbështet edhe gazetari tjetër.

“Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t'i mbyt nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t'ju blejë, ai të paktën dëshiron t'ju ofendojë”, shkruan ai.

“DER SPIEGEL” shkruante në artikull se qeveria shqiptare akuzohet për korrupsion në të gjitha nivelet dhe lidhje me krimin e organizuar, por paralelisht perëndimi po mbyll sytë.

Të fundit