Flash News

E-TJERA

Artistët vizitojnë naftëtaret në Ballsh, thirrje qeverisë: Paguani nga xhepat tuaj ose do futemi edhe ne në grevë

Artistët vizitojnë naftëtaret në Ballsh, thirrje
Gratë naftëtare

Gratë naftëtare vijojnë grevën e urisë në ditën e tyre të 15-të, teksa një grup artistësh kanvë udhëtuar drejt Ballshit për t'i mbështetur.

Regjisori Edmond Budina ka bërë thirrje se nëse qeveria nuk u zgjidh problemin e pagave naftëtareve, atëherë grevës së tyre do u bashkohen edhe artistët.

Më tej ai ka theksuar se qeveria duhet t'i paguajë nga xhepi paratë e këtyre qyetarëve.

“Qeveria të mos qajë hallet e popullit, por t’i zgjidhë ato. Ky është një hall shumë i madh, këto nëna po sakrifikojnë jetën e tyre për një kafshatë bukë. Nëse qeveri nuk e zgjidh këtë hall, këtu do të ngujohen edhe njerëz të tjerë. Nuk bëhet tallava dhe shaka me jetën e njerëzve. Ne do t’i mbështesim këta njerëz si qytetarë të këtij vendi, që na dhemb shpirti. Kam bërë 20 vite në Itali dhe e di çdo të thotë të punosh, e të mos paguhesh, të të shfrytëzojnë.

Nëse do të ishin politikanë të ndershëm, do t’i paguanin këta njerëz me xhepat e tyre. Paratë e tyre duhet t’i paguanin një më një. Qeveria duhet të zgjidhë sa më shpejt hallin e tyre. Këto gra nuk do të jenë vetëm. Nëse shumë shpejt nuk zgjidhet halli i këtyre grave, këtu shumë shpejt do të hyjnë në grevë edhe shumë të tjerë, madje edhe ne mund të hyjmë në grevë urie”, u shpreh Budina.

Të fundit