Flash News

E-TJERA

“Artisti s’duhet të ngatërrohet me politikën”, djali i Koço Devoles: Iku nga kjo jetë në një shtëpi me qira, pasi besonte te drejtësia

“Artisti s’duhet të ngatërrohet me politikën”,
Genci Devole

Genci Devole, djali i aktorit të njohur Koço Devole, i cili u nda nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19, është shprehur se ishte baba i mrekullueshëm dhe një prind i jashtëzakonshëm.

Në një prononcim për mediat gjatë homazheve për aktorin, ai thekson se Devole shprehej se një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë.

 “Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.

 Ai besonte se një artist, madje shprehej se një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat. Iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia.

Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë. Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij", u shpreh Genci Devole.

Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.

“Artisti s’duhet të ngatërrohet me politikën”,

Të fundit