Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Jelekun e Naim Frashërit, veshjen e Ali Pashë Tepelenës apo Lord Bajronit...
Këto janë porositë kryesore që merr nga emigrantët shqiptarë, Buqe Muka, e certifikuar si mjeshtre e qëndisjes.
Ajo jeton në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, aty ku artizanati prej vitesh po ringjallet, pavarësisht vështirësive të shumta.
Profesioni që e ushtron me shumë dashuri, i ka rrënjët në fëmijëri.
“Në atë kohë nuk kishte vajzë që nuk dinte të qepte, të qëndiste, të bënte punime të ndryshme me grep apo me shtiza. U martova shpejt dhe ndërsa kujdesesha për tre fëmijët, nisa t’i ushtroj këto teknika që i kisha mësuar që fëmijë, në funksion të familjes sime të re. Punoja në shtëpi, ku më vinin porosi të ndryshme - fillimisht nga banorë të zonës, e më pas edhe nga vende të tjera rreth e rrotull”, rrëfen Buqja për Radion Evropa e Lirë.
Përderisa porositë i shtoheshin dhe shihte interes për “të vjetrën”, ajo vendosi të hapte një dyqan të vogël në “Qafën e Pazarit”, ku do të tregtonte objekte të vjetra që i përkisnin kohës së komunizmit apo më të hershme.
Gjatë kohës që i shiste ato, bënte edhe punime të ndryshme me dorë, që gjithashtu nisi t’i shiste në dyqan.
“Bëja çentro (v.j. punime me grep ose qëndisje që vendosen në mes të tavolinës) me simbolika të Gjirokastrës apo Shqipërisë, bizhuteri të ndryshme me grep... Duke parë interesimin më së shumti të emigrantëve dhe të turistëve të huaj, nisa të studioja teknika të ndryshme që të shtoja shumëllojshmërinë e produkteve”, thotë 47-vjeçarja.
Ajo kujton se koha e pandemisë COVID-19 ishte një goditje e madhe për përpjekjet e saj për ta mbajtur gjallë këtë traditë dhe biznes që kishte nisur.
“Historia dhe tradita ringjallën biznesin në pandemi”
"Ishte koha kur duhet të mendoje çfarë të bëje, në njëfarë mënyre ta rishpikje veten në atë që ofroje, të sillje diçka të re që do të tërhiqte vëmendje sapo ta postoja online. Shumë mendime më vinin në kokë dhe, ndërsa bisedoja me bashkëshortin, i thashë se ideja ime ishte të përqendrohesha te veshjet tradicionale”, kujton Buqja.
Ajo tregon se dëshira ishte e madhe për t’i risjellë veshjet tradicionale origjinale, por se vështirësitë ishin të shumta.
Duhej gjetur veshja origjinale e duheshin përdorur teknika të veçanta.
Ndihmën e parë e mori nga një tjetër artizane e zonës, por më pas kuptoi se duhej të niste një studim të mirëfilltë, për të arritur te synimi që i kishte vënë vetes.
“Në verë të vitit 2020 nisa ta praktikoj qëndisjen e veshjes tradicionale. Nisa kërkimet e mia, gjeta disa materiale, bisedova me persona që e njihnin veshjen e zonës, por u treguan jobashkëpunues, mosbesues... nuk më jepnin informacionin e duhur”, thotë Buqja, e cila, më pas, nisi të kërkonte nëpër libra, përkatësisht botime të Institutit të Antropologjisë.
“Gjeta pesë seri librash për veshjet popullore shqiptare, që përfshijnë edhe veshje të trojeve jashtë kufirit. Madje, falë këtij përkushtimi, më vonë u bëra pjesë e ekipit të restautorëve në muzeun etnografik”, tregon artizania.
Jeleku i Naim Frashërit, më i kërkuari nga emigrantët
Sipas saj, çdo veshje tradicionale është një libër më vete. Thotë se, duke bërë kërkime, ndeshi në veshjen e rilindasit shqiptar, Naim Frashëri, e veshur në vitin 1900.
“E gjeta në librin ‘Veshjet shqiptare në shekuj’ të etnologes Andromaqi Gjergji. Është një veshje që i ka të gjitha, por, mbi të gjitha, tregon fisnikëri, ka prerje të bukur, elegancë, cilësi të lartë, e qëndisur me fije floriri. Dukej që është përdorur nga një shtresë e lartë e asaj kohe”, thotë Buqja.
Pasi e realizoi këtë veshje, ajo thotë se ia prezantoi etnografes së njohur shqiptare, Afërdita Onuzi.
“U gëzova shumë kur më tha se është pothuajse origjinale - në masën 98%. Dypërqindëshi i mbetur larg origjinalit, lidhej me materialin, sepse shajakun nuk e kemi më. Fija e floririt që përdorej për qëndisje në atë kohë, ka qenë origjinale ose e larë në flori, ndërsa sot është fije në atë ngjyrë që vjen nga Kina ose Turqia”, thotë Buqja.
Sipas saj, ndër modelet më të kërkuara nga blerësit mbetet ai i jelekut të Naim Frashërit, e që kërkohet kryesisht nga emigrantët.
Veshja e Ali Pashë Tepelenës
Bashkëshorti i Buqes është nga Tepelena, kështu që ajo nuk mund ta linte jashtë vëmendjes edhe veshjen tradicionale të kësaj zone.
Por, thotë se ka hasur në shumë vështirësi, pasi ajo thuajse është zhdukur. Kujton se i janë dashur kërkime të shumta, pasi edhe në muzetë etnografikë mungon informacioni. Dhe sërish, duke u konsultuar me etnografë, ka arritur të realizojë dy veshje shumë të rëndësishme.
“M’u kërkua nga Bashkia e Tepelenës t’i realizoja veshjet e Ali Pashë Tepelenës. Etnografja Afërdita Onuzi më tha se nuk ekzistojnë veshjet, veç pikturave në internet. Më orientoi sërish te një libër i Anbdromaqi Gjergjit, takova historianë, vizitova muzeun e tij në Janinë. Të dyja veshjet i kam realizuar bazuar në fotografi që më sollën nga një muze në Londër, pasi vetë nuk kam pasur mundësi ta vizitoj”, thotë qëndistarja.
Ajo është e kënaqur që ka marrë vlerësime për punimet e saj shumë afër origjinalit.
Në të gjitha veshjet tradicionale që ka ringjallur - qoftë të figurave të njohura historike, qoftë të banorëve të zonave të ndryshme në jug të vendit - ka ruajtur ngjyrat, motivet, pa elemente shtesë.
Gjatë kohës së pandemisë, ajo ka punuar edhe portrete të figurave të njohura historike, si: Skënderbeu, Ismail Qemali apo Isa Boletini, si dhe pamje të kalave të ndryshme në Shqipëri.
“Kryesisht i kërkonin kosovarët dhe emigrantët”, thotë Buqja.
Restaurim veshjesh deri 200-vjeçare
Punimet e saj aktuale janë përqendruar te veshjet tradicionale, por edhe kthimi në identitet i atyre të vjetrave.
“Shoh që po ndërgjegjësohen, duan origjinalitetin në veshjen e zonës. Në momentin që dikush vjen dhe interesohet, dua veshjen e djalit ose burrit, i kërkoj origjinën, që ta bëj veshjen e zonës nga vjen. Kushton, por është vlerë që e trashëgon ndër breza”, thotë Buqja.
Ajo tregon se kërkesat i ka më shumë nga emigrantët - “janë ata që duan origjinalen, kanë nostalgji për vendin e vet dhe e shprehin në porositë që bëjnë”.
Buqja thotë se, në punishten e saj, njerëzit sjellin edhe veshje të vjetra për t’i restauruar.
“Janë të degraduara, mbi 100-vjeçare. Më vjen keq kur i marr në duar se thuajse thërrmohen, pasi janë ruajtur në kushte të papërshtatshme. Kur i shihja në muze, më vinte keq për to. Sa më shumë që i shihja, aq më shumë bindesha se sa vlera humbim derisa nuk vihet dorë në to. Punoj me shumë dashuri me to”, thotë qëndistarja.
Aktualisht tregon se sapo ka restauruar një jelek të zonës së Beratit, për të cilin thotë se është 200-vjeçar, i trashëguar ndër breza.
Vlerësimi në Shqipëri dhe jashtë vendit
Buqja është certifikuar si mjeshtre artizane nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në qershor të vitit 2022.
Më pas, vajzat që punonin pranë kësaj dhome, e referuan dosjen e saj te “Homo Faber” - një fondacion që përmbledh artizanë nga e gjithë bota.
“Dosja ka kaluar në kontrollin e tri ekipeve, që kanë vlerësuar punën time. Nuk kam qenë e vetme, por ishim gjithsej 12 artizanë nga Shqipëria. Në korrik të vitit 2024 u publikua edhe profili im. Këmbëngula shumë që të përfaqësohesha me veshjen e Naim Frashërit, të punuar prej meje, pasi ata më kërkuan diçka mes tradicionales dhe modernes”, thotë Buqja.
Rast që i ka mbetur në mendje, është ai i një shtetasi hungarez, i cili jetonte në Sarandë dhe promovonte Shqipërinë në vendin e tij.
Ai kishte kërkuar një veshje tradicionale nga Buqja për t’u paraqitur në një dalje televizive në vendin e tij.
“Një ditë erdhi në punishten time dhe më tha se më sillte një dhuratë nga nëna e tij. U habita shumë. Ishte një çentro e qëndisur nga nëna e tij. Ka një teknikë të veçantë që ne i referohemi si qëndisje hungareze, kur e përdorim si teknikë. U emocionova që një zonjë nga Hungaria vlerësonte punën që kisha bërë dhe ishte mrekulluar nga veshja shqiptare”, shprehet Buqja.
Bashkëpunëtor kryesor, ajo ka djalin e saj. Ai ka studiuar për pikturë në Gjirokastër dhe realizon në skica veshjet e krahinave të ndryshme.
Këtyre modeleve më pas u referohet 47-vjeçarja, për të qëndisur veshjet tradicionale.
“Familja është mbështetje e madhe, sepse unë e hap në 7:00 në mëngjes punishten dhe e mbyll në 19:00, duke sakrifikuar kohën që duhet të kaloj me ta. Nuk mbaj mend kur ka qenë hera e fundit që mund t’iu kem bërë një ëmbëlsirë”, thotë Buqja, e cila vuan mungesën e punëtorëve kur shtohen porositë.
Ajo thotë se me qëndisje merren gra mbi moshën 65 vjeçe, ndërsa brezit të ri nuk i intereson.
Edhe pse e fokusuar te veshjet tradicionale, ajo herë pas here ka eksperimentuar duke sjellë edhe bizhuteri të qëndisura.
Thirrjes së saj për të bashkëpunuar, tregon se i janë përgjigjur gra nga zona më të largëta, si Shkodra, Kukësi etj.
Buqes i është dashur që përmes videove t’ua mësojë fillimisht qëndisjen, e më pas, përmes postës, t’ua dërgojë materialet dhe të marrë prej tyre punimet e porositura.
Edhe pse ka shumë sfida, thotë se dëshiron që një punishte të ngjashme ta ketë edhe në Tepelenë, ku, veç në qëndisje, të përqendrohet edhe tek “ato që na bëjnë të veçantë në sytë e turistëve, si produktet bio tradicionale të zonës: raki, gliko, mjaltë etj.”.
Për të ruajtur traditën, Buqja është përfshirë edhe në projekte me bashki të ndryshme, për t'ua mësuar nxënësve qëndisjen. Thotë se ka vërejtur interesim nga nxënësit, por jo nga drejtuesit lokalë për të vijuar këtë traditë.
“Më dërgojnë mesazhe se kur do të rinisim? Unë them se duhet të brumoset në shkollë dashuria për artizanatin, për traditën. Nuk duhet ta fajësojmë brezin e ri... Në kohën tonë kur ishim në shkollë, kemi pasur ‘ekonomi shtëpiake’, mësonim të qepnim, vendosnim kopsa. Mendoj se duhet të jetë edhe sot kjo lëndë”, thotë Buqja.
Edhe pse është e vetëdijshme se puna e dorës nuk vlerësohet, ajo thotë se nuk do të ndalet së punuari dhe të bëjë përpjekje për ta kaluar atë te brezat e rinj.
Me keqardhje thotë se nuk ka pasur përkrahje nga institucionet, veç ftesave për të qenë pjesë në panaire me punimet e saj. REL
Të fundit
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16
Katër mënyra si manipulohet vëmendja jote
4 Qershor 2026, 10:52
"Po betonizoni Shqipërinë", Zhupa kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit
4 Qershor 2026, 10:48
Vrasja e policit, reagon Bardhi: I tronditur, dënoj me forcë aktin e rëndë
4 Qershor 2026, 10:30
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektivin e vrarë në Maliq
4 Qershor 2026, 10:25
Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det në Lezhë
4 Qershor 2026, 09:44
Çfarë po përpiqet t'ju tregojë në të vërtetë ankthi
4 Qershor 2026, 09:24
Kush është efektivi që mbeti i vrarë në Korçë? Del foto e autorit të ngjarjes
4 Qershor 2026, 09:13
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus interpelancat me Ramën dhe ministrat
4 Qershor 2026, 08:46