Flash News

E-TJERA

Artur Kalaja anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë, Meta firmos dekretin për emërimin e tij; thirrja që ka për KLGJ

Artur Kalaja anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë, Meta
Artur Kalaja

Presidenti Ilir Meta ka emëruar si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, Artur Kalaja. Dekreti i Kreut të Shtetit hyn menjëherë në fuqi. Propozimi për emërimin e Kalasë, Metës i erdhi më 19 korrik nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Presidenca bën me dije, se pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjell nga ky organ, Meta ka vendosur që Artur Kalaja të jetë anëtari më i ri i Gjykatës e Lartë.

Me këtë emërim, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 gjyqtarë, nga 19 anëtarë  që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së. Presidenti ka përsëritur thirrjen ndaj KLGJ-së, që të vijojë angazhimin me ritme të shpejta me procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë.

Ai ka kërkuar që KLGJ të veprojë me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejtë të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe funksionimi me trupat e nevojshme të Gjykatave të Apelit, sipas Metës ka me rëndësi jetike për vendin dhe lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Artur Kalaja anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë, Meta

 

Të fundit