Flash News

E-TJERA

Artur Metani dhe Olsian Çela nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Artur Metani dhe Olsian Çela nënshkruajnë memorandum

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kanë nënshkruar një memorandum për formalizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, për të pasur në qendër të punës interesin publik, si dhe ndër të tjera, gjykimin e drejtë dhe të paanshëm.

Meta e Çela, e vunë theksin tek vendosmëria për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve respektive të punës së dy institucioneve.

Të fundit