Flash News

E-TJERA

"As 10% e popullsisë nuk e ka kaluar koronavirusin", mjeku: Futemi në karaninë nëse sistemi paraqet zilen e kuqe

"As 10% e popullsisë nuk e ka kaluar koronavirusin", mjeku:

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata u shpreh se as 10%  e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin.

Sipas tij, ajo çka do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor.

“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, tha Gjata për 'Kjo Javë'.

Të fundit