Flash News

E-TJERA

As në dhjetor, konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të shtyhet

As në dhjetor, konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe

Konferenca e parë për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,  që ishte parashikuar të mbahej në muajin dhjetor të këti viti, mund do të shtyhet. Ajo ishte parashikuar që të mbahej nën presidencën gjermane, por duket se do zhvillohet gjatë presidencës së radhës të Bashkimit Evropian. 

Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia, Ana Paula Zacarias e Gašper Dovžan u bë me dije se procedurat do të vijojnë në muajin mars të vitit që vjen, nën kujdesin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që në gjysmën e parë të vitit do ta ketë Portugalia dhe gjysmën e dytë, Sllovenia.

Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis.

Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre. Në agjendën e Presidencës që do të vijojnë të ndiqen nga Portugalia dhe Sllovenia janë edhe çështjet: Promovimi i shtetit të së drejtës, vijimi i dialogut të nisur në 13 tetor, nën presidencën gjermane, diskutim horizontal në nivelin e BE-së,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët.

Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre dhe për të siguruar që çështja të mbetet shumë e lartë në agjendën e tyre.

Të fundit