Flash News

E-TJERA

As zgjedhjet e as shembja e TK, çështjet me të cilat nis punën Gjykata Kushtetuese

As zgjedhjet e as shembja e TK, çështjet me të cilat nis
Foto Ilustruese

Gjykata Kushtetuese do të nisë punën duke shqyrtuar fillimisht çështjet e pronësisë. Në faqen zyrtare të gjykatës janë publikuar katër çështjet e para që do të gjykohen.

Pavarësisht se pritej që të shqyrtoheshin dosjet e bujshme si zgjedhjet e 30 qershorit, shembja e Teatrit Kombëtar, Kodi Zgjedhor, ankesa e qeverisë ndaj Presidentit Ilir Meta, duket se gjykata ka tjetër axhendë.

‘Kushtetuesa’ do të mblidhet në seancë më 26 janar, ndërsa do të vazhdojë me pronat në 4 shkurt dhe dy çështje më 11 shkurt.

Çështja e parë është më e rëndësishmja, përplasja e vazhdueshme e shoqatës së pronarëve me qeverinë për ligjin e pronave.

Pronarët kërkojnë shfuqizimin e ligjit të kompensimit të pronave të qeverisë. Gjykata duhet të shprehet lidhur me mënyrën e përcaktimit të kompensimit.

Gjykata Kushtetuese duhet të ketë minimalisht 5 vota për të marrë një vendim, në të kundërt, kërkesa rrëzohet.

Të fundit