Flash News

E-TJERA

“Asgjë nuk harrohet”/ SPAK zbardh vrasjet e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, Policia shpall në kërkim Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj

“Asgjë nuk harrohet”/ SPAK zbardh vrasjet e Vajdin Lamajt e

Policia e Shtetit finalizon operacionin e koduar ‘’Asgjë nuk harrohet’’ pasi Prokuroria Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zbardhur dy atentate mafioze te ndodhura 15 vite më parë, duke vënë nën akuzë personazhe të njohur të botës së krimit.

Bëhet fjalë për vrasjet e bujshme të ndodhura 15 vite më parë të Klodian Saliut e Vajdin Lamajt. Sipas Policisë, janë ekzekutuar 4 masa sigurie "Arrest në burg", si dhe një urdhër ndalimi i lëshuar nga SPAK, ndërsa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dy autorë të tjerë të cilët nuk u kapën gjatë operacionit.

Gjatë operacionit policor të koduar "Asgjë nuk harrohet", strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit Viktor Ymeraj. dhe I. Rusi.

Nga bashkëpunimi  mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit, Indrit Taullain, për të cilin kanë filluar procedurat e ekstradimit nga Republika e Kosovës.

Gjithashtu, po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit Emiliano Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).

Si dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj.

Për këta shtetas, pas provave të grumbulluara nga hetimet e kryera, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, konkretisht:

L. B., P. D., I. T. dhe L. R., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan) Saliu, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Gjithashtu, po me këtë vendim, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Y  për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit  I. R”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit