Flash News

E-TJERA

Asgjësohen 120 kg k*nabis në Vau të Dejës, policia në kërkim të autorëve

Asgjësohen 120 kg k*nabis në Vau të Dejës, policia në

Policia e Vaut të Dejës ka bërë të ditur se ka asgjësuar 120 kilogramë kanabis në proces tharjeje, të gjetur në zonën e quajtur “Shpati i malit” në fshatin Karmë. Lënda narkotike u zbulua gjatë një operacioni bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore.

Një pjesë e drogës u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje përmes djegies. Aktualisht, autoritetet po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia vazhdon kontrollet intensive në territor për të goditur veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

 

 

 

Të fundit