Flash News

E-TJERA

Asgjësohen 453 fidanë kanabis në Mat, në kërkim dy vëllezër

Asgjësohen 453 fidanë kanabis në Mat, në kërkim dy

Policia ka gjetur dhe asgjësuar 453 fidanë kanabis në fshatin Madhesh të Matit. Ndërkohë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 2 vëllezër si autorë të dyshuar të mbjelljes së tyre.

Gjithashtu është proceduar edhe penalisht kryeplaku i fshatit Madhesh dhe Inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë finalizuar fazën e 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, ku kanë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit, 58 vjeç; , 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit , 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe, 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit