Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Rreth 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi janë asgjësuar në kuadër të megaoperacioni në Vaun e Dejës.
Ndërkohë ende nuk ka asnjë person të arrestuar apo dyshuar lidhur me drogën.
Njoftimi i policisë:
Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.