Flash News

E-TJERA

“Ashensori i QSUT s’ka qenë i regjistruar”, ISHMT reagon pas incidentit me dy të lënduar

“Ashensori i QSUT s’ka qenë i regjistruar”, ISHMT reagon

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas incidentit që ndodhi dy ditë më parë në QSUT, ku ashensori pësoi defekt dhe mbetën të lënduar pacientja dhe barrelisti.

ISHMT bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se ashensori nuk ka qënë i regjistruar dhe për pasojë nuk janë kryer kontrollet teknike.

"Paraprakisht dëshirojmë të informojmë se, në bazë të inspektimit të kryer nga ISHMT, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar.

Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit