Flash News

E-TJERA

Ashpërsohen masat anti-covid, nga 1 marsi në doganën e Kakavijës do kalojnë vetëm 400 persona në ditë

Ashpërsohen masat anti-covid, nga 1 marsi në doganën e

Përkeqësimi i situatës së krijuar nga pandemia, ka bërë që Greqia të ashpërsojë masat.

Të hënën, autoritetet greke pritet të njoftojnë masat e reja, ku ndër të tjera edhe për pikën kufitare të Kakavijës dhe Evzonon.

Sipas zv/ministrit grek të Mbrojtjes Civile dhe krizave veç shtyrjes së ‘lockdown’-it për Attikën edhe për një javë, do të ketë kufizim të kalimeve edhe në doganat e Kakavijës dhe Evzonon për të shmangur shpërndarjen më të madhe të Covid-19.

“Nga data 1 Mars deri në 15 Mars në doganat e Kakavijës dhe Evzonon orari do të jetë nga ora 7 e mëngjesit  deri në 7 të pasdites, ndërsa do të hyjnë në Greqi vetëm 400 persona në ditë”, tha Nikos Hardhalias zv/minister i Mbrojtjes Civile dhe Krizave.

Të fundit