Flash News

E-TJERA

Ashpërsohen masat/ Vaksinim i detyrueshëm për administratën dhe punonjësit e marketeve, 3 vendimet e reja

Ashpërsohen masat/ Vaksinim i detyrueshëm për administratën

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotmë për të bërë një analizë të situatës aktuale të Covid-19 në vend. Sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama, ekspertët vendosën që punonjësit e administratës, marketeve apo qëndrave tregtare duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor.

Gjithashtu u mor vendimi që çdo person mbi 18-vjeç mund të marrë dozën e tretë, pasi kanë kaluar gjashtë muaj nga marrja e vaksinës së dytë. Ekspertët rekomanduan ndalimin e udhëtimeve të personave që kanë udhëtuar në Afrikën e Jugut në 14 ditët e fundit.

Ndërsa shtetasit shqiptarë do të karantinohen për 14 ditë, nëse kanë udhëtuar drejt Afrikës së jugut përgjatë dy javëve të fundit. Vendimi hyn në fuqi nesër dhe do të zgjasë për tre javë.

Vendimet e reja:

1. Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

2. Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.

3. Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:  Afrikë e Jugut, Kenia, Angola, Zambia, Bostëana, Senegal.

Ndërkohë mbeten në fuqi masat si, ndalimi i qarkullimit nga ora 23:00-06:00, certifikata e vaksinimit ose testi PCR për qytetarët që hyjnë apo kalojnë tranzit në Shqipëri, moslejimi i hyrjes së familjarëve në institucionet shëndetësore, përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe lejimi i grumbullimeve deri në 50 persona.

Të fundit