Flash News

E-TJERA

Ashpërsohen masat/ Vendi në karantinë nga ora 20.00 dhe mësimi në gjimnaze online, kufizimet e reja deri më 25 shkurt

Ashpërsohen masat/ Vendi në karantinë nga ora 20.00 dhe
Foto Ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ashpërsimin e masave anti-Covid. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu bëri me dije masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasin deri më 25 shkurt.

Ora policore do të nisw në orën 20:00-06.00 dhe pwrgjatw kësaj fashe do të mbyllen baret dhe restorantet. Nisur nga ulja moshave të prekura, shkollat e mesme në 7 bashki tw vendit do tw zhvillojnë mwsim onilne pwr dy javw. Gjithashtu do të ketë edhe një zgjatje të sezonit të provimeve, kombinim mes provomeve online dhe atyre ne auditorë. 

Kufizimet e reja

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt - 25 Shkurt.

-Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt - 25 Shkurt.

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt - 26 shkurt.

-Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu tha se ka dyshime të arsyeshme se në vend po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit.

Ajo shtoi se vendi ndohet në një moment delikat, ndërsa theksoi se ka rritje të numrit të infeksioneve, shtrimeve dhe të pacientëve në terapi intensive. Sipas saj, stina e dimrit është një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e shifrave.

“Ndodhemi në një situatë kur, dyshimet e arsyeshme na bëjnë të mendojmë për praninë e mutacioneve të reja të virusit. Jemi në një situatë kur, me gjasë prej këtyre mutacioneve, kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë.

Jemi në një situatë kur, kemi shtim të numrit te infektimeve, kemi ulje të moshës së të prekurve si rrjedhoje dhe e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit dhe periudhës më pas, ndaj si pasojë e çfarë përmenda më sipër kemi një shtim të ndjeshëm të misioneve të Urgjencës Kombëtare, të misioneve në banesë dhe transferimeve në spitale.

Kjo situatë është shoqëruar dhe shtim të shtrimeve në spitale dhe rritje të numrit të pacienteve në terapitë intensive”, deklaroi ndër të tjera Manastirliu.

Të fundit