Flash News

E-TJERA

Ashpërsohet beteja në bastionin e fundit të ukrainasve në Mariupol

Ashpërsohet beteja në bastionin e fundit të ukrainasve në

Ushtarët ukrainas që po luftojnë forcat ruse në tunelet e fabrikës së çelikut në Mariupol, po refuzojnë të dorëzohen përballë sulmeve të pamëshirshme.

Beteja, në bastionin e fundit ukrainas të qytetit port strategjik të rrënuar nga sulmi rus, duket më e vështirë.

"Ata nuk do të dorëzohen. Ata shpresojnë vetëm për një mrekulli", tha Kateryna Prokopenko pasi foli në telefon me bashkëshortin e saj, një udhëheqës i mbrojtësve të fabrikës së çelikut

Ajo tha se bashkëshorti i saj, komandanti i Regjimentit Azov Denys Prokopenko, i tha asaj se do ta donte përgjithmonë.

"Më dukej si fjalë lamtumire," tha ajo.

Luftimet erdhën mes dyshimeve të përhapura se Vladimir Putin dëshiron t'i paraqesë popullit rus një sukses të madh në kohë për Ditën e Fitores të hënën, e cila shënon triumfin e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Rreth 2,000 luftëtarë ukrainas, sipas vlerësimeve më të fundit të Rusisë, u strehuan në një labirint tunelesh dhe bunkerësh poshtë fabrikës së madhe të çelikut Azovstal, ndërsa disa qindra civilë besohej se ishin bllokuar atje.

Të fundit