Flash News

E-TJERA

Asllani optimist për sfidën me Italinë: Aspak frikë, mezi po e pres ndeshjen

Asllani optimist për sfidën me Italinë: Aspak frikë, mezi po

Kristjan Asllani do të jetë në qëndër të vëmendjes në duelin e parë të Euro 2024 të kombëtarës kundër Italisë. Të shtunën në Dortmund ai do të gjeje përballë shumë shokë skuadre që janë pjesë e italisë.

Mesfushori theksoi se e repektojnë në maksimum Italinë, por nuk kanë frikë. Ndër të tjera, Asllani u shpreh se nuk e ka problem nëse Shqipëria luan me dy në mesfushë apo me tre, pasi ai përshtatet edhe në këtë sistem.

“Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. Janë lojtarë të fortë dhe i njohim, mezi po e pres ndeshjen. Italia është një nga kombëtaret më të forta në botë edhe në këtë moment, do të presim ndeshjen dhe të shohim si do të shkojë”, tha Asllani.

 

Të fundit