Flash News

E-TJERA

“Asnjë ambasador nuk ju ka takuar”, Basha 'përplaset’ me gazetarin: Zotëri, lëreni se nuk ju nxjerr asgjë

“Asnjë ambasador nuk ju ka takuar”, Basha

Lulzim Basha u pyet sot nga gazetarët nëse ka takuar ndonjë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Gjatë konferencës së zhvilluar sot me mediat, Basha tha se ka takuar disa, dhe se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë 100% të shëndetshme, por tha se nuk do të japë një emër, pasi janë takime pune private, dhe se nuk do t’i shfrytëzojë për interes mediatik.

Pjesë nga diskutimi:

Gazetari-Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë

Basha-Ku e dini ju

Gazetari-Po ma bëj publik një takim me një ambasador

Basha-Dje

Gazetari-Kush

Basha-Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediat, është një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë… Pardje, para 4 ditësh, para 6 ditësh…

Gazetari-Ju kanë takuar këtu, apo keni shkuar ju?

Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë  se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë

 

Të fundit