Flash News

E-TJERA

Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, komandanti i zjarrfikësve: Situata e vështirë, po ruajmë konstruktit mbajtës të objektit

Asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, komandanti i zjarrfikësve:
Saki Sheshi

Komandanti i repartit të zjarrfikësve, Saki Sheshi ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës. Në një prononcim për gazetarët ai tha vatra e zjarrit është nën kontroll, ndërsa e cilësoi situatën shumë të vështirë.

Sheshi tha se shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar 17 orë, nuk kanë gjetur ende gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç.

“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja. Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit -2”, tha ai.

Të fundit