Flash News

E-TJERA

Asnjë humbje jete, bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Shqipëri

Asnjë humbje jete, bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19
Foto ilustruese

Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kështu bën me dije ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se nga 2916 testime të kryera kanë rezultuar 12 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në  129,826 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri numërohen 2,453 jetë të humbura dhe 132,449 raste pozitive nga Covid-19.

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë  19

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore 2,916

Testime totale 754,759

Raste pozitive 132,449

Raste të shëruara 129,826

Raste Aktive 170

Humbje jete 2,453

Të fundit