Flash News

E-TJERA

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, MSH: 5 rste të reja, vetëm 9 pacientë në spital

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, MSH: 5 rste të reja,

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm 5 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërsa në spital aktualisht janë vetëm 9 pacientë po marrin trajtim spitalor.

Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. 

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit