Flash News

E-TJERA

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, vetëm 7 raste të reja

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, vetëm 7 raste të

Asnjë humbje jete nuk është shënuar në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime dhe janë regjistruar vetëm 7 raste të reja në 24 orët e fundit.

Aktualisht, po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

 

Të fundit