Flash News

E-TJERA

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, vetëm një i infektuar në 24 orë

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, vetëm një i

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19.

Pas kryerjes së 1960 testimeve është regjistruar vetëm 1 rast i ri. Aktualisht, po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit