Flash News

E-TJERA

Asnjë humbje jete nga Covid-19, të infektuar në 24 orë

Asnjë humbje jete nga Covid-19, të infektuar në 24 orë

Asnjë humbje jete nuk është shënuar nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1,224 testime, janë evidentuar vetëm 81 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki:

33 në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divajkë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamëz, Dibër, Fier, Lushnje, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.

Janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit