Flash News

E-TJERA

Asnjë humbje jete nga Covid-19, vetëm 87 qytetarë të infektuar

Asnjë humbje jete nga Covid-19, vetëm 87 qytetarë të

Asnjë humbje jete nuk është raportuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit ditor, nga 1605 testime të kryera kanë rezultuar vetëm 87 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 212 qytetarë.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.

Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit