All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Asnjë libër i Shqipërisë në libraritë e botës”, analisti: I bëhet reklamë vetëm botimeve të Ramës

All - Paragraf - 1

“Asnjë libër i Shqipërisë në libraritë e

Analisti Afrim Krasniqi ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore për mungesën e promovimit të letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar qasjen aktuale si selektive dhe të politizuar.

All - Paragraf - 3

I ftuar në A2 CNN, Krasniqi theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë strategji për të eksportuar kulturën e saj letrare, në kontrast të thellë me Kosovën.

Asnjë libër i Shqipërisë nuk shkon në libraritë e botës apo në ambasadat tona”, tha ai, duke shtuar se “Kosova ka një politikë të qartë ku ministritë përkatëse furnizojnë çdo vit ambasadat me botime të reja. Në Shqipëri, vëmendja shkon vetëm kur shkruajnë zyrtarët e lartë.”

Si shembull konkret, Krasniqi përmendi librarinë e vetme ndërkombëtare të vendit, atë në Aeroportin e Rinasit. Sipas tij, hapësira promovuese dominohet nga botimet e kryeministrit Edi Rama ose bashkëpunëtorëve të tij, duke lënë në hije autorë kanonikë si Ismail Kadare.

“Reklama kryesore nuk është më për Kadarenë. Aty promovohet një libër apo album i kryeministrit. Këto janë vendosur si imazhi i Shqipërisë”, pohoi ai.

Në përfundim, Krasniqi bëri thirrje për një ndryshim rrënjësor, ku fokusi të kalojë nga politika te përfaqësimi dinjitoz i identitetit kulturor shqiptar.

“Dita kur ne do të eksportojmë autorët dhe kulturën tonë për të debatuar me kolegët perëndimorë, do të jetë dita e një integrimi normal dhe e një debati bashkëkohor. Fatkeqësisht, jemi shumë larg kësaj dite”, përfundoi ai.

Të fundit