Flash News

E-TJERA

“Asnjë provë kundër Elizabeta Imerajt”, ONM i kërkon KPK-së shkarkimin e prokurores nga detyra

“Asnjë provë kundër Elizabeta Imerajt”, ONM i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur poshtë akuzat e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs, ndaj kryetares së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, për përgjim të kolegut të tij Hans Kijlstra, gjatë procesit të vetingut ndaj saj.

KPK shprehet se nuk ka asnjë provë apo indice për përgjime për vëzhguesin ndërkombëtar.

“Nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie, që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime  apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar”, thuhet në vendim.

Për këtë, ONM ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Elisabeta Imeraj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Në njoftim thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 21.6.2021.

Po sot, më datë 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Në 24 gusht 2020, Jacobs akuzoi Imerajn se kishte vënë nën përgjim Kijlstran në kohën që ai ishte vëzhgues ndërkombëtar i procesit të vetingut ndaj saj. Jacobs bazohej në denoncimin me shkrim të një qytetari.

Ajo është kryeprokurore e Tiranës nga gushti i 2018. Imeraj ishte një nga prokuroret e përzgjedhura për t’iu bashkuar SPAK por u tërhoq disa ditë më parë nga ky kandidim.

Të fundit