Flash News

E-TJERA

“Asnjë reagim nga KQZ apo PS”/ Ngrihet shqetësimi i përfshirjes së Tom Doshit në fushatën elektorale në Shkodër

“Asnjë reagim nga KQZ apo PS”/ Ngrihet shqetësimi i

Institituti i Studimeve Politike ka ngritur shqetësimin e PSD-së së Tom Doshit në fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër.

ISP thekson se PSD nuk ështe subjekt elektoral në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe se rrjedhimisht nuk mund të zhvillojë aktivitete elektorale.

Gjithashtu nënvizon se kjo parti drejtohet nga një individ që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Ky reagim i ISP-së vjen disa ditë pasi në media qarkulloi një video e Tom Doshit, ku gjatë një takimi me mbështetësit, thoshte se kandidatja e PS-së për Shkodrën kishte marrë “OK” edhe nga ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zoom.al/Magazine (@zoom.al)

Ndërsa shpreh nevojën për politikanë të pastër, transparencë dhe llogaridhënie, ISP vë theksin se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga KQZ, PS apo autoritetet vendore të sigurisë.

 

Të fundit