Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Asnjë sinjal integrimi nga Samiti i Sllovenisë, a po bën Brukseli burokrazi me Ballkanin Perëndimor
Samiti BE-Ballkani Perëndimor i zhvilluar dje në Slloveni doli sërish pa një datë të caktuar për çeljen e negociatave. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk pati ende asnjë sinjal pozitiv për anëtarësimin në familjen evropiane.
Por cili ishte qëllimi i saktë i samitit midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor?
Duket se ngjarje si këto po bëhen burokraci e rregullt për Brukselin, ashtu si shumë gjëra të tjera që po përpiqet t’i bëjë këto ditë në fushën e gjeopolitikës.
Samiti ka siguruar një platformë për të treguar gjërat që BE-ja po u dhuron gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në bllok. Por, në fund, ai gjithashtu ka treguar se sa jofunksional është bërë blloku dhe se anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit nuk është gjë tjetër, veçse një ëndërr.
Diplomatët e BE-së natyrisht se do të protestonin me zemërim ndaj një përshkrimi të tillë.
Dhe, për të qenë të sigurt, ata mund të përmendin disa shembuj konkretë për të gjitha gjërat që janë arritur në takimin në Slloveni, më 6 tetor.
Për shembull, takimet që janë mbajtur në margjina të samitit. Keni parë që presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane kanë biseduar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, për të treguar se marrëdhëniet Beograd-Prishtinë preokupojnë nivelet më të larta të diplomacisë evropiane.
Ngjashëm, një takim midis udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, së bashku me dy presidentët e BE-së, mund të jetë një tregues i vërtetë se udhërrëfyesi për të zhbllokuar veton e Sofjes ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE, mund të aktivizohet.
Pastaj, ka edhe shembuj të tjerë konkretë në deklaratën që kanë prodhuar zyrtarët e BE-së pas disa javësh bisedime në Bruksel, që janë zhvilluar përpara samitit.
Në të mund të lexoni për rreth 30 miliardë euro që BE-ja do t’i investojë në Ballkanin Perëndimor gjatë shtatë vjetëve të ardhshëm, për 2.9 milionë dozat e vaksinës kundër koronavirusit që Brukseli u ka dhënë gjashtë vendeve dhe për angazhimin në “përcaktimin e objektivave të qarta për uljen e kostove të roaming-ut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.
Deklarata gjithashtu premton se samiti i ardhshëm do të mbahet vitin e ardhshëm.
Megjithatë, ka diçka shqetësuese në këtë që duhet t’i zemërojë vendet në rajon. Ata takohen me homologët e tyre në BE më shpesh - kjo është ngjarja e tretë e nivelit të tillë të lartë në katër vjetët e fundit. Megjithatë, këto takime ofrojnë pak gjëra të vlefshme për gjërat thelbësore.
E vërteta e hidhur është kjo: samiti i parë BE - Ballkani Perëndimor, i cili është mbajtur në Selanik në vitin 2003, ka qenë deri më tash më ambiciozi, me një deklaratë që thoshte se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian” dhe se “përgatitja për integrimin në strukturat evropiane dhe anëtarësimin përfundimtar në BE, përmes miratimit të standardeve evropiane, është tani sfida e madhe përpara”.
Samiti tjetër i tillë është mbajtur 15 vjet më vonë, në vitin 2018, dhe papritmas është bërë një premtim për organizimin e tubimeve vjetore, por pa një gjuhë që i çon gjërat përpara.
Deklarata e këtij viti thotë se “BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimeve të marra për të, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave”.
Diplomatët e BE-së që duan ta shohin rajonin në BE po festojnë për faktin që fjala “zgjerim” është përfshirë në tekst. Ky është niveli i ambicieve tani.
Dhe, për të qetësuar skeptikët e zgjerimit, si: Danimarka, Franca dhe Holanda, është shtuar gjithashtu një fjali që thotë: “Ne gjithashtu kujtojmë rëndësinë që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar kapacitetin për të integruar anëtarë të rinj”.
Kjo, në thelb, është një gjuhë diplomatike që do të thotë: “Ne kemi shumë çështje të brendshme të BE-së për t'i trajtuar tani, kështu që ju lutemi mos na shqetësoni duke pyetur për anëtarësimin”.
Nuk është çudi që një propozim i mëhershëm i presidencës sllovene të BE-së për të shtuar një lloj orari për anëtarësimin e gjashtë vendeve, është hedhur poshtë menjëherë.
Ka mjaftuar të ndiqen hapat e liderëve të BE-së përpara takimit dhe konferenca për shtyp pas samitit.
Gjysma e pyetjeve të gazetarëve - pothuajse të gjithë nga vende të ndryshme të BE-së - nuk kanë qenë për Ballkanin Perëndimor.
Ata janë dukur më të interesuar për darkën që krerët e BE-së kanë pasur një natë para samitit, në të cilën kanë diskutuar për rritjen e çmimeve të energjisë, autonominë strategjike të BE-së pas tërheqjes kaotike nga Afganistani dhe çështjen e paktit AUKUS që ende e mundon Parisin.
BE-ja është plotësisht e zënë me veten tani dhe për një të ardhme të parashikueshme Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e asaj harte mendore. Tani për tani do të jetë vetëm një samit vjetor. Ngjashëm sikur mblidhet familja. Por, mos thoni që ata janë pjesë e familjes ose do të jenë ndonjëherë./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38