Flash News

E-TJERA

Asnjë viktimë nga Covid-19, sa është numri i rasteve të reja dhe atyre aktive në vendin tonë

Asnjë viktimë nga Covid-19, sa është numri i rasteve të

Vetëm katër raste të reja, janë regjistruar në 24 orët e fundit me Covid-19. Për të disatën ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 129,910 që nga fillimi i epidemisë. 

Rastet pozitive janë identifikuar në Tiranë, Durrës dhe Vaun e Dejës. MSH bën me dije se aktualisht në të gjithë vendin janë 124  raste aktive me Covid-19. Shtatë pacientë po marrin trajtim spitalor, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore  4

Të shëruar në 24 orë  7

Të shtruar në spitale  7

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore 2771

Testime totale 774,257

Raste pozitive  132,488

Raste të shëruara 129,910

Raste Aktive  124

Humbje jete 2,454

Të fundit